• Tirane, ofroj vend pune Operator Farmaceutik

Fufarma sh.a. është ndërmarrja e parë farmaceutike në Shqipëri.
Që nga viti 1946 ne përpiqemi me përkushtim për të plotësuar në kohë dhe cilësi nevojat e pacientëve
dhe të institucioneve shëndetësore për barna dhe materiale mjekimi.
Për nevoja të rritjes së veprimtarive tona si dhe të zgjerimit të bashkësisë së produkteve tona me shumë artikuj të rinj,
ne dëshirojmë të punësojmë:
Operator Farmaceutik

Profili i Punës:
Operatori farmaceutik ka si detyrë të
promovojë produktet e kompanisë;
përgatitja e faturave të shitjes;
marrja e porosive;
kontakt i vazhdueshëm me klientët;
Identifikimi i klientëve të rinj;
gjenerimi i raporteve të shitjes.

Aftësitë dhe kualifikimet:

1. Diplomë Universitare
2. Eksperienca të mëparshme në këtë fushë dhe referencat përbëjnë avantazh
3. Njohuri në fushën e marketingut farmaceutik
4. Aftësi të shkelqyera komunikuese dhe bindëse
5. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
6. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze përbëjnë avantazh
7. Njohuri kompjuterike

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV në adresën e e-mailit: fufarma@fufarma.al

Tel: 042 363 171
 
Back
Top