• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

EPPC Albaniakërkon një Specialist Marketingu për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në fushën e administrimit të qëndrave tregëtare dhe rezidencave të banimit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Organizon dhe menaxhon fushatat e marketingut;
  • Krijon, zhvillon dhe zbaton planin e Komunikimit Marketing, duke përdorur kanale dhe teknika të ndryshme për të gjeneruar shitje;
  • Harton dhe elaboron materiale informative dhe promovuse për kompaninë dhe produktet në bashkëpunim me Departamentin e shitjeve;
  • Krijon, shkruan dhe editon materiale marketing online & offline (broshura, ftesa, fletpalosje, newsletters);
  • Krijon dhe përditëson përmbajtjen e informacionit në faqen zyrtare të kompanisë;
  • Menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale si: ( FB, Linkedin, Instagram etj );
  • Promovon kompaninë dhe produktet përmes iniciativës të Marrëdhënieve me Publikun;
  • Harton planin e eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme Marketing;
  • Mban marrëdhënie të vazhdueshme me skuadrat e marketingut të partnerëve etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare (Preferohet në Marketing/PR);
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri të mira të platformave të rrjeteve sociale (FB, Instagram, Linkedin, Youtube, Google+ etj);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe analitike;
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të jetë person kreativ, i apasionuar pas mediave/rrjeteve sociale;
  • Aftesitë e dizajnit grafik janë një avantazh.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në linkun:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top