• Shkoder, ofroj vend pune Konsulent Imobiliar

Century 21 Future e ndodhur në Qendër të Shkodrës, pranë Exalco, kërkon të rekrutojë konsulentë imobiliarë.


Bëhu pjesë e rrjetit Century 21 Albania, kompani me përvojë 13 vjeçare në tregun e pasurive të paluajtshme në Ballkan dhe me një përvojë të dëshmuar suksesi në industrinë e pasurive të patundshme.


Detyra juaj kryesore është të ndërmjetësoni me sukses transaksionin e shitjes (blerjes) ose dhënies (marrjes) me qira të një pasurie të paluajtshme si ekspert në një ekip profesionistësh.


Do të kontaktohen për intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur.

APLIKO duke dërguar CV me email tek adresa hr@c21.al
Ju lutemi të shënoni në Subject - REA Future
 


Apply WhatsApp
Back
Top