• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

MURATI SHPK KERKON INXHINIER NDERTIMI

Shoqeria MURATI SHPK me objekt: Ndertim objektesh te permasave te ndryshme, shtepi, vila, ndertesa shumekateshe ose komplekse pallatesh, punime mirembajtje, sherbim fasade, Ndertim rrugesh dhe urash si dhe ndertime portuale, detare dhe ajrore si dhe rikonstruksionin e tyre, asfaltim dhe veshje me asfaltim, Ndertim digash, galeri, tunele, etj shpall vendin vakant per Inxhinier ndertimi qe duhet te plotesoje kushtet e meposhtme:


Kualifikimet: :

· Aftësi shumë të mira analitike për zgjidhjen e problemeve
· Njohuri shumë të mira për software-t kompjuterikë.
· Aftësi shumë të mira teknike.
· Njohja në një nivel profesional të komponentëve të ndërtesave.
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.

Detyrat dhe përgjegjësitë :
· Kryerja e llogaritjeve precize për secilin komponent përbërës të një ndërtese.
· Përdorimi i softwareve kompjuterikë për hartimin e modeleve të strukturave.
· Përdorimi i programeve kompjuterike për të vlerësuar reagueshmërinë e strukturave duke marrë parasysh ndikimin relativ të forcave të jashtme .
· Vendosja se cilat materiale do të ishin më të përshtatshme për secilën pjesë të strukturës.
· Vlerësimi i buxhetit të secilit project.
· Dhënia e këshillave për individë të tjerë në tregtinë e ndërtimit, përfshirë arkitektët.
· Kryerja e ekzaminimeve të hollësishme të ndërtesave.
· Rekomandimi i rindërtimit të plotë apo të pjesshëm dhe riparimeve.
· Takime të rregullta me arkitektë dhe inxhinierë të përfshirë në secilin projekt.
· Zbatimi i udhëzimeve përkatëse për shëndetin dhe sigurinë në punë.
· Zhvillimi i planeve të ndërtimit-Menaxhimi i fazës së planifikimit dhe të projektimit të projekteve të ndërtimit.
· Mbikëqyrja e proceseve inxhinierike.
· Menaxhimi i projekteve të ndërtimit.
· Komunikimi dhe bashkëpunimi efikas me anëtarët e tjerë të ekipit.
· Sigurimi i përmbushjes së rregullave ligjore.

Nese jeni te interesuar mund te na kontaktoni ne adresen e emailit : muratishpk@yahoo.com ose ne nr. cel .0693741451



Cel. : 0693741451
 


Apply WhatsApp
Back
Top