• Tirane, ofroj vend pune ANGULAR DEVELOPER

ANGULAR DEVELOPER


Prezantim
Software Developers në web:in janë pika kryesore e një strategjie inovative në dizajn, kodim, testim dhe marketim të produkteve tona dixhitale.
Me ne ju do të përdorni risitë më të fundit në teknologji, teknikat dhe gjuhët më të kërkuara sot në treg, për të zhvilluar produkte për të cilat do të jeni krenarë.

Roli juaj dhe Përgjegjësitë

Si një Angular Developer ju:

  • Keni njohuri të mira në Angular.
  • Mund të ndërtoni aplikacione responsive në HTML.
  • Dini të përdorni CSS preprocessors si SASS, PostCSS, LESS, SCSS.
  • Keni njohuri të mira në Javascript Vanilla ES5, ES6.
  • Keni njohuri në Vue.js.
  • Mund të konfiguroni sistemet task-runners si WebPack, Gulp, Parcel etj.
  • Keni njohuri mbi CICD, AWS, GIT dhe Jenkins.

Çfarë do të bëni?

  • Ju do të punoni në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, në mënyrë që të kuptoni kërkesat, dizajnin, kodimin dhe testimin e aplikacioneve inovative si dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Do të dizenjoni dhe ndërtoni aplikacione që ofrojnë eksperiencë të mirë për përdoruesit dhe cilësi.

Kush jeni ju?

  • Ju jeni një person i motivuar me një pasion të madh ndaj teknologjisë.
  • Jeni të gatshëm të bashkëpunoni me kolegët tuaj të së njëjtës fushë apo fushave të ndryshme.
  • Jeni i aftë të kuptoni problemet, ti bëni debug dhe ti zgjidhni ato.
  • Keni aftësinë për të mësuar njohuri të reja dhe të përdorni me efiçencë njohuritë aktuale.

Tipi i punës
Punë me orar të plotë

Mënyra e aplikimit
Na dërgoni CV-në tuaj në adresën tonë të email-it: info@webin.al me subjekt Angular Developer
Portofoli i punëve apo projekte ku keni marrë pjesë është plus.

Vendodhja
Rruga Haxhi Hysen Dalliu, vila nr.7, pranë FSHN, Tiranë, 1001 AL

Datat e fillimit për këtë pozicion janë Shkurt 2021 dhe më pas.

Rreth web:in Development House
Ne jemi 100% të përkushtuar ndaj teknologjisë dhe ofrojmë shërbime dixhitale me standardet më të larta. web:in ka një përvojë të gjatë në zbatimin e projekteve që përfshijnë gjuhë të mdryshme programimi. Gjithmonë kemi besuar se marketingu më i mirë për ne është një klient i kënaqur, prandaj ne kujdesemi që çdo projekt ta realizojmë me përkushtim maksimal.
Dizajn, faqe webi, aplikacione mobile, sisteme menaxhimi dhe marketing dixhital, të gjitha në një vend.
 


Apply
Back
Top