• Tirane, ofroj vend pune INTERMEDIATE JAVA DEVELOPER

INTERMEDIATE JAVA DEVELOPER


Prezantim
Software Developers në web:in janë pika kryesore e një strategjie inovative në dizajn, kodim, testim dhe marketim të produkteve tona dixhitale.
Me ne ju do të përdorni risitë më të fundit në teknologji, teknikat dhe gjuhët më të kërkuara sot në treg, për të zhvilluar produkte për të cilat do të jeni krenarë.

Roli juaj dhe Përgjegjësitë

Si një Intermediate Java Developer ju:

  • Keni njohuri të mira në arkitekturën client-server, network protocols, application development dhe përdorimit të databazave.
  • Kuptoni qartë kërkesat e klientit.
  • Kuptoni mirë arkitekturën MVC.
  • Keni njohuri të forta në Core Java, Spring, Springboot apo MVC frameworks.
  • Mund të implementoni lehtësisht në Frontend funksionet e krijuara.
  • Keni njohuri me API-t.
  • Kuptoni përdorimin e koncepteve bazë si Exception Handling, Static blocks/variables/classes , OOPS concepts, Collections, Multi-Threading, Web services, Java Design Patterns.
  • Keni njohuri të mira në përdorimin e IDE-ve si IntelliJ etj.
  • Mund të punoni me databazat e një standarti të lartë si Oracle, Mongo, S3 etj.
  • Mund të përdorni lehtësisht sistemet e operimit, sistemet cloud dhe terminalet CLI.

Çfarë do të bëni?

  • Ju do të punoni në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, në mënyrë që të kuptoni kërkesat, dizajnin, kodimin dhe testimin e aplikacioneve inovative si dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Do të dizenjoni dhe ndërtoni aplikacione dhe databaza që ofrojnë performancë të lartë, siguri, cilësi dhe qëndrueshmëri.
  • Do të merrni përsipër zhvillimin dhe dorëzimin e projekteve brënda afateve.
  • Do të përfshiheni në të gjithë ciklin e zhvillimit të aplikacioneve.

Kush jeni ju?

  • Ju jeni një person i motivuar me një pasion të madh ndaj teknologjisë.
  • Jeni të gatshëm të bashkëpunoni me kolegët tuaj të së njëjtës fushë apo fushave të ndryshme.
  • Jeni i aftë të kuptoni problemet, ti bëni debug dhe ti zgjidhni ato.
  • Keni aftësinë për të mësuar njohuri të reja dhe të përdorni me efiçencë njohuritë aktuale.
  • Jeni të orientuar ndaj zgjidhjeve të problemeve dhe mendimit logjik.
  • Mund të ndihmoni kolegët me më pak dije se ju.
  • Mund të menaxhoni kohën.

Tipi i punës
Punë me orar të plotë

Mënyra e aplikimit
Na dërgoni CV-në tuaj në adresën tonë të email-it: info@webin.al me subjekt Intermediate Java Developer
Portofoli i punëve apo projekte ku keni marrë pjesë është plus.

Vendodhja
Rruga Haxhi Hysen Dalliu, vila nr.7, pranë FSHN, Tiranë, 1001 AL

Datat e fillimit për këtë pozicion janë Shkurt 2021 dhe më pas.

Rreth web:in Development House
Ne jemi 100% të përkushtuar ndaj teknologjisë dhe ofrojmë shërbime dixhitale me standardet më të larta. web:in ka një përvojë të gjatë në zbatimin e projekteve që përfshijnë gjuhë të mdryshme programimi. Gjithmonë kemi besuar se marketingu më i mirë për ne është një klient i kënaqur, prandaj ne kujdesemi që çdo projekt ta realizojmë me përkushtim maksimal.
Dizajn, faqe webi, aplikacione mobile, sisteme menaxhimi dhe marketing dixhital, të gjitha në një vend.
 


Apply
Back
Top