• Shqiperi, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh - në zona të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me markat më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm përdisa pozicione:

Menaxher Shitjesh - në zona të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.

Qëllimi i punës: Arritja e objektivave të caktuara dhe zbatimi i planeve cilësore e sasiore të miratuara nga departamenti komerçial për zonën e caktuar gjeografike, përmes drejtimit dhe zhvillimit të grupit të punës nën varësi. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për arritjen e objektivave cilësore dhe sasiore për zonën/rajonin e caktuar gjeografik.
  • Sigurohet që shpërndarja e asortimenteve të portofilit të CCBS të bëhet tek të gjithë klientët e mundshëm sipas fotos së suksesit për kanal/segment.
  • Përcakton objektiva SMART dhe në mënyrë efektive delegon detyrat tek anëtarët e grupit.
  • Krijon intinerarin (rout) ditor / javor / mujor në mënyrë logjike për të gjithë grupin e punës nën varësi.
  • Përgjegjës për zbatimin e strategjisë RED për zonën e caktuar gjeografike duke siguruar që ekipi të veprojë dhe ekzekutojë standarded RED sipas udhëzimeve.
  • Siguron përgatitjen e dokumentacionit dhe raportimit sipas proçedurave të kompanisë.
  • Kryen analizat e nevojshme për identifikimin e mangësive dhe nevojave për trajmin dhe zhvillimin e grupit të tij.
  • Zhvillon marrëdhënie të ngushta dhe efektive me klientët, kolegët dhe vartësit.
  • Përgjegjës për monitorimin e vazhdueshëm të të gjitha aseteve të kompanisë, si dhe monitoron e menaxhon vendosjen e materialeve promovuese në të gjitha pikat e shitjeve.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universiteti, përbën avantazh diplomimi në një nga degët e Fakultetit Ekonomik.
  • 3-5vite experience pune në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, drejtuese dhe motivuese.
  • Aftësi analitik edhe koordinuese.
  • Njohuri të gjuhës Anglez edhe/ose Italiane.
  • Njohuri të programeve MSOffice, me përparësi Excel.
  • Të ketë Patentë makine tipi B.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola[/U].al, brenda datës 12 Shkurt 2021.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta
.

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.

CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;

CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.

CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [I]hr@cocacola.al[/I], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.

 


Apply WhatsApp
Back
Top