• Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike

Kompania Momentum Group kerkon te zgjeroje stafin me Specialist Logjistike


Detyrat



  • Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe cilësinë e shërbimit/shpërndarjes;
  • Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat; Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit dhe shpenzimin e karburantit;
  • Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës.
  • Zgjidh problemet që kanë të bëjnë me sistemet e transportit dhe logjistikës.
  • Kujdeset që mjetet e transportit janë të kompletuara me dokumentacionin përkatës për transportin e mallrave dhe njerëzve sipas kërkesave të ligjeve në fuqi.
  • Mban nën kontroll objektivat mbi koston, efektivitetin, saktësinë dhe afatet kohore.
  • Negocion tarifat e transportit ose shërbimeve të mjeteve me qira, në mënyrë që të optimizojë kostot
Kualifikimet


  • Diplomë Universitare Bachelor në Administrim Biznes, Logjistikë, etj.
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në logjistikë dhe/ose menaxhim
  • Eksperiencë jo më pak se 2 vite pune në departamentin e logjistikës;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
  • Aftësi shumë të mira të paketës MS Office;
  • Disponibilitet ne orarin e punes.
  • Patentë klasi B.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën contact@momentumo.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top