• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Menaxher Shitjesh
Departamenti: Shitje
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i shitjes suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, propozon plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, siguron gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktivitetetve të shitjes: parashitja, shitja dhe passhitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kryen planifikimin e nevojshëm për përgatitjen e buxhetit vjetor të shitjeve;
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;
  • Menaxhon marrëdhënien me agjencitë e Real Estate për shitjen e pronave, përpilimin e kontratave dy palëshe, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;
  • Koordinohet me aktoret e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar në kontratën paraprake të shitjes;
  • Kryen studim të tregut imobiljar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit;
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
  • Menaxhon te gjithë procesin e finalizimit të kontratave me klientët dhe shoqëritë investitore duke u kujdesur që të reflektohen të gjitha komentet dhe ndryshimet e kërkuara nga palët dhe konsolidimi i tyre në draftin final;
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes: parashitja, shitja dhe passhitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë;

Detyra Operacionale:

  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtjen, dhe shërbime të tjera që ofron investitori;
  • Informon klientin mbi fazat e ndryshme në të cilat kalon ndërtimi i një objekti dhe afatet kohore të realizimit të tyre nga investitori;
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e portofolit të kompanisë imobiljare, klientëve ekzistues dhe atyre potencialë si dhe i ndihmon ata për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre;
  • Suporton funksionin e “post shitje” për arkëtimin e kësteve në momentin e maturimit për klient sipas nevojës;
  • Koordinon takime ndërmjet klientëve dhe insititucioneve financiare dhe departamentit të financës në rastet kur klienti ka shprehur nevojën e tij/saj për financim;
  • Plotëson kontrata të porosisë, transferimit, anulimit;
  • Koordinon me Departamentin Juridik për noterizimin e kontratave, ku kopja e secilës kontratë ti shkojë departamentit përkatës dhe klientit;
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
  • Plotëson kontratat përfundimtare të shitjes për pronat e hipotekuara, ndjekja e procedurave noteriale;
  • Raportim i ecurisë së shitjeve të kryera dhe ato potenciale, jo më vonë se data 7 e çdo muaji;
  • Suporton Marketingun me informacione të ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët.;

Eksperiencat e punës:
Të ketë eksperiencë minimalisht 3 vjet në të njëjtën fushë

Aftësi të tjera:

  • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit;
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje;
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese
  • Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet;
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;
  • Të posedojë patentë për drejtim automjeti;
  • Të jetë fleksibël;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;



Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_0221

Afati i dorëzimit: 08/02/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top