• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Mjekesor (Medical Representative)

IMI PHARMA ALBANIA Shpk kërkon të punësojë: Perfaqesues Mjekesor (Medical Representative) ne Tirane,

Detyrat dhe pergjegjesite


1. Implementimi i strategjise se marketingut per produktet referuar Brand Plan-eve
2. Shkembim i vazhdueshem i informacionit tek klientet e duhur
3. Krijimi I marredhenieve dhe ruatja e tyre me personel shendetesor per shitjen e barnave te shoqerise
4. Planifikimi I targetave te barnave qe ka ne promocion dhe ndjekja e realizimit te planit te tyre
5. Studimi I tregut per barnat qe ka ne promocion dhe studimi I konkurenteve te tyre
6. Studimi I barnave qe jane ne promocion dhe perpilimi I strategjise ne treg per shitjen e tyre, si dhe raportimi tek Drejtuesi I Zyres se Promocionit
7. Pergatitja e materiale te promocionit ne baze te planifikimit te miratuar nga drejtuesit e shoqerise
8. Te zbatoje me korrektesi etiken profesionale gjate promocionit dhe te mos injoroje produktin, por te evidentoje perparesite terapeutike te produktit qe perfaqeson.
9. Etj…

Kualifikime/ Kerkesa:

  • Të ketë experience të pakten një vit në këtë profil
  • Të ketë përfunduar studimet e larta me profil Mjeksor (Mjeksi, Farmaci,Stomatologji, etj)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
  • Te jetë e/i pajisur me leje për drejtim automjeti tip B.
  • Të jetë e/I gatshem te udhetoje ne rrethe
· Te njohe programet baze te Microsoft office.
Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
· Te kene perkushtim maksimal gjate orarit te punes
· Te jete i/e komunikueshme me koleget dhe te gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e shoqerise.
· Te karakterizohen nga ndershmeria,integriteti dhe korrektesia.
· Te kene aftesi organizative, kreative dhe te ndihmojne ne dhenien e
ideve te reja.


Te interesuarit te dergojne CV-ne me foto ne adresen e e-mailit hr@imi-pharma.com
Aplikimet jane te hapura deri me dt.05.02.2021


Suksese!
 


Apply
Back
Top