• Dhermi, ofroj vend pune Topograf - Palase, VLORE

Kompania "Gjikuria shpk" është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në ate të infrastruktures.
Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi.
Qëllimi yne është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojen, dijen, aftesine dhe përkushtimin në mënyre që cdo projekt të perfundoje me sukses në kohën e duhur dhe cilesine e kërkuar.

Përshkrim pune: Topograf
Departamenti: Teknik
Në varësi direkte të: Drejtorit të Departamentit Teknik
Vendi punës: Palase, VLORE
Detyrat dhe Përgjegjesitë:

  • Merr në dorëzim, mirëmban dhe ruan nga fillimi deri në perfundimin e projektit pikat gjeodezike të objektit, reperat, pikat e forta, rrjetet gjeodezike etj;
  • Mirëmban dhe ruan aparatet matëse;
  • Kryen piketimet dhe matjet topografike të punimeve dhe ja dorezon të dokumentuara Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit të sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
  • Kryen perpunimin e volumeve bazuar edhe ne specifikimet teknike per menyrat e matjeve te volumeve dhe ja dorezon te dokumentuara ne menyre periodike Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit te sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
  • Kryen analiza dhe ben propozime për matjet e kryer;
  • Kryen rilevime topografike;
  • Përgatit vizatimet përkatese për matjet e realizuara;
  • Kontrollon saktesine e te dhenave të dala nga matjet;
  • Regjistron të gjitha dimensionet e hapesires në të cilen do të ndërtohet objekti;
  • Përllogarit lartesite, thellesite, pozicionet e relievit si dhe të gjitha karakteristikat e terrenit;
  • Raporton dhe përgatit dokumentacionin përkates për cdo pune të kryer; -
  • Nxjerr volumet e produkteve të objektit dhe përpilon librezat e masave përkatese;
  • Krijon listen standarte të aseteve që I nevojiten kantiereve për realizimin e detyrave gjeodezike.

Kërkesat për kandidatin:
Edukimi /Kualifikimi: Inxhineri Ndërtimi: Gjeodezi
Eksperienca në pune: Të kete experience në fushën e topografise
Njouri kompjuterike: AutoCad, Microsoft Office, GIS
• Të jetë i organizuar dhe I kujdeshem ne mbajtjen dhe përgatitjen e dokumentacionit te survejimit dhe hartave
• I orientuar drejt zgjidhjes së problemit
• Aftësi te mira analitike
• Bashkëpunim në grup

Të interesuarit janë të lutur të dërgojne aplikimin e tyre (CV) në adresen e emailit:
headofhr@gjikuria.al
Suksese!

 


Apply
Back
Top