• KETRI WEB - Internship në graphic design (Tiranë)

Nisni karrierën tuaj në fushën e graphic design, si intern pranë Ketri Web! Në fund të internship-it ofrojmë mundësi punësimi.

Detyrat
- Krijimi i materialeve për rrjete sociale
- Krijimi i skicave prototipe (wireframing) dhe ndërfaqeve (UI)
- Krijimi i aseteve të brand-it
- Krijimi i materialeve promovuese
- Krijimi i video-ve të thjeshta

Njohuri të domosdoshme teknike
- Koncepte teorike bazë të dizajnit
- Aftësi fillestare në përdorimin e Illustrator, Photoshop dhe InDesign
- Njohuri të përgjithshme kompjuterike

Aftësi personale të domosdoshme
- Krijimtari
- Vëmendje ndaj hollësive
- Vetëpërmirësim i vazhdueshëm profesional
- Anglishte shumë e mirë

Përfitime
- Zhvillim profesional
- Angazhim në projekte reale
- Ambient miqësor
- Mundësi punësimi

Kohëzgjatja: 2-4 muaj, në bazë vlerësimi

Orari i punës: 08:30 - 17:00, E hënë - E premte

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/graphic-design-intern
 
Back
Top