• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Inxhinier Elektrik ​me kohë të plotë.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:

  1. Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Elektrike;
  2. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune (e preferueshme);
  3. Të ketë njohuri të avancuara në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të normativave dhe standardeve për instalimet elektrike;
  5. Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze;
  6. Të jetë i/e aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht dhe t’i përmbahet afateve;
  7. Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.

Detyrat e punës që do të përmbushë:

  1. Harton projekte elektrike (kryesisht projekte industriale);
  2. Harton projekte elektrike për impiante prodhues te energjisë elektrike;
  3. Rishikon & rivlerëson nga ana teknike projektet e realizuara nga të tretë;
  4. Vizaton në AutoCAD (dhe/ose ne programe te tjera MEP) projekte elektrike si dhe përshtat projekte të tjera teknike;
  5. Përgatit relacione elektrike, specifikimet teknike dhe preventivat për projektet elektrike;
  6. Llogarit dhe dimensionon sisteme të ndryshme elektrike;
  7. Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
  8. Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e efiçencës në punë;
  9. Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
  10. Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.


Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

Të interesuarit të dërgojnë:

  1. CV të detajuar;
  2. Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
  3. Certifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka);

në adresën info@swissapproval.al deri më 31.01.2021

Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni!

Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Swiss Approval Albania ju uron suksese!
 


Apply WhatsApp
Back
Top