QTU

  • Tirane, ofroj vend pune Operator/e Finance QTU

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
QTU sh.p.k është pjesë e Balfin Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.


Pozicioni: Operator/e Finance-QTU
Departmenti: Financë
Vendodhja: QTU

Përshkrim i Pozicionit të Punës
Është personi përgjegjës që kryen regjistrimin dhe paraqet informacione me bazë financiare. Rakordon dhe mirëmban llogari financiare si dhe përgatit raporte financiare bazuar në kërkesat dhe politikat e grupit për këtë department.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Ndjek kontratat me klientet, përgatit faturat e shitjes sipas termave të kontratës dhe i shpërndan brënda afateve të përcaktuara


  1. Kryen kontabilizimin e faturave në sistem (NAV), ndjek dhe rakordon klientet sipas afateve të përcaktuara.



  1. Përgatit e Librin e Shitjeve


  1. Përgatit raportet ditore për arketimet e klienteve dhe çdo e drejtë e lindur ndaj të treteve si dhe raporte të tjera sipas nevojave të Menaxhimit;


  1. Ndjek veprimet me bankën dhe arken, regjistron në baze ditore veprimet e arkës dhe bankave dhe kryen inicimin i pagesave on-line


  1. Është përgjegjëse për arkën e shoqërisë:

  • Ekzekuton pagesa dhe arketime;
  • Kryen regjistrimin e veprimeve të arkës në sistem;


  • Përgatit raporte të Cash-it dhe kujdeset në administrimin e gjendjes së Cash-it të shoqërisë në bashkëpunim me Menaxherin e Financës;
  • Kryen veprimet e arkës, organizon dhe arshivon dokumentacionin e arkës në përputhje me proçedurat e shoqërisë;
  • Ka pergjegjesi materiale për diferencat (nese ka) të cash-it nga inventari fizik me sistemin
    Kryen detyra të tjera të caktura sipas kërkesës së Menaxherit të Financës

Kërkesat e pozicionit të punës:


  1. Edukimi:

- Diplomë Universitare, Dega Financë-Kontabilitet.
- Diplomë Master Financë/Kontabilitet


  1. Eksperiencat e punës:

  • Jo më pak se 2-3 vite eksperienë në të njëjtin profil.


  1. Kualifikime të tjera:

  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Të ketë njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office;
  • Njohuri te programit Navision (perben avantazh);
  • Të kete njohuri te mira te gjuhes Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Trjanime në këtë fushë përbejnë avantazh


  1. Aftësi të tjera:


  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.


Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i fundit i dorëzimit: deri në dt. 17 Janar 2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top