• Lushnje, ofroj vend pune Specialist/e Finance

LUFRA kompania me fabrikën në Lushnjë, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, por edhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë aktualisht po kërkon të punësojë një Specialist/e Finance.

Mundësi punësimi në qytetin e Lushnjes
Lufra kërkon të punësojë një Specialist/e Finance, në Departamentin e Financës pranë Administratës së Fabrikës sonë në Lushnje.
Prej 19 vitesh dallohemi në tregun Shqiprar për cilësinë maksimale që u ofrojmë klientëve, për bashkëpunimin e forte më Fermerët dhe përkujdesjen e veçantë ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë. Me implementimin e sistemeve të reja të Financës, të jepet edhe ty mundësia për të qenë pjesë e nismave që sjellin risi në këtë sektor. Nëse e cilëson veten ambicioz dhe dëshiron të rritesh profesionalisht, është çasti i duhur që t’i bashkohesh skuadrës sonë të ekspertëve.
Specialisti/ja i/e Financës do të ketë rol koordinues dhe mbështetës në realizimin e proceseve operacionale të Departamentit të Financës. Gjithashtu ky pozicion ka për detyrë të ndjekë mbylljen në kohë të Inventarëve, koordinimin me magazinat dhe prodhimin për gjendjen e stokut dhe hedhjen e të dhënave në sistemin financial Microsoft Dynamics (NAV).

Çfarë ofrojmë?

  • Nisjen e një marrëdhënieje pune afatgjatë, të karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe në përputhje të plotë me Kodin e Punës;
  • Pagë mujore stimuluese;
  • Atmosferë bashkëpunuese dhe mbështetje të përhershme, që të lehtëson synimin për rritje profesionale.

Çfarë kërkojmë?

  • Dëshirë të vazhdueshme për t’u përmirësuar;
  • Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
  • Përvojë pune të sukseshme;
  • Kualifikime univeritare në financë-kontabilitet;
  • Njohuri rreth sistemit Microsoft Dynamics (NAV) do të përbënte avantazh.

Nëse je gati të fillosh punë, na kontakto në numrin 0697017661 ose duke na shkruar në adresën hr@lufra.al

Mirëpresim CV tuaj!
 


Apply WhatsApp
Back
Top