• Durres, ofroj vend pune Menaxher Blerje/Shitjes me eksperiencë pune

Kompania SERVICES HO-RE-CA SH.P.K , distributor kryesor në Shqipëri i disa Brand-eve të njohura (Zanetti S.p.a, Salumificio Sorrentino S.r.l, Prosciuttificio Verucchia S.r.l, Segata S.p.a etj) të produkteve të freskëta, cilësore me origjinë shtazore,si: Grana Padana, Parmigiano Reggiano,Mozzarela,Gorgonzola, Sorrentino Salame, Cotto,Spianata, Speck,Panceta, Crudo etj.
Kompania realizon shpërndarjen e produkteve në markete, restorante, piceri dhe pika shumice, në të gjithë vendin, nëpërmjet agjentëve të saj të shitjes.

Kërkon të punësojë Menaxher Blerje/Shitjes me eksperiencë pune në këtë fushë.

Objektivat:
1. Realizimi i planeve dhe tejkalimi i tyre duke synuar rekorde të rezultateve të shitjeve në zonën përkatëse.
2. Zhvillimi dhe zgjerimi i games së artikujve në klientët aktual, si dhe identifikimi i klienteve të rinj potencial.

3.Identifikimi i furnitorëve me produktet me cilësore dhe çmimet më konkuruese në treg.

Detyrat kryesore:

• Monitorimi i tregut ne teresi, mbledhja e informacionit dhe raportimi.
• Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
• Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
• Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
• Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
• Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientëve;
• Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
• Përgatit raporte të rregullta për progresin dhe parashikimet e shitjeve tek supervizori i tij;
• Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatet:

• Te jene diplomuar ne nje nga deget e Fakultetit te Ekonomise.
• Te jene perdorues te mire te programit Financa 5 .
• Te kete experience pune ne pozicione te ngjashme .
• Te jene perdorues te mire te programeve te paketes Ms Office (vecanerisht Excel-i)
• Te jene te mireorganizuar dhe te sakte dhe te bashkepunojne ne grup.

Te jenë njohës të mirë të gjuhës Italiane.

Të interesuarit mund të dergojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit golja.neritan@gmail.com .
Aplikimet pranohen deri ne daten 15/01/2021.

Ju njoftojmë se vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top