• Tirane, ofroj vend pune Kujdesi ndaj Klientit

Univers Promotions, eshte themeluar ne vitin 2007, dhe brenda nje kohe shume te shkurter ka arritur te jete kompania lider e tregut te produkteve promocionale ne Shqiperi, duke i sherbyer nje game shume te gjere klientesh, ne te cilin bejne pjese shumica e kompanive multinacionale qe operojne ne tregun tone.
Pozicioni: Kujdesi ndaj klientit
Raporton tek: Menaxheri i Dept te Shitjeve
Vendndodhja: Autostrada TR-DR, km8 (transporti i siguruar nga kompania)

Objektivi pozicionit: Kujdesi i klienteve duke permbushur nevojat e tyre bazuar ne gamen e produkteve egzistuese. Kontribut ne rritjen dhe arritjen e objektivave te kompanise, gjithmone duke ruajtur vizionin dhe vlerat e saj.

Pergjegjesite:


  • Pritja dhe sherbimi i klienteve
  • Detyra operacionale dhe sekretariale ditore
  • Pregatitja e ofertave duke analizuar produktet dhe rekomandimet e duhura tek klientet, ne varesi te nevojave te tyre.
  • Mirembajtja e mardhenieve me portofolin e klienteve qe ka ne ngarkim.
  • Bashkepunimi me strukturat e tjera te kompanise per realizmin final te porosive

Aftesite e kerkuara:


  • Komunikimi dhe puna ne grup

  • Organizuese, negociuese dhe orientuese nga rezultatet
  • Te punoje i/e pavarur, ambicje dhe i/e motivuar nga objektivat
  • Te perballoje punen nen stress
  • Fleksibel, entuziast, konfident
Te domosdoshme:

  • Gjuha angleze

  • Programet baze kompjuterike

Presim aplikimet tuaja ne info@universpromotions.al brenda dates 30 Janar 2021, duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni.
 


Apply
Back
Top