• JUPITER GROUP synon të rekrutojë MENAXHER/E MARKETINGU & SHITJESH

Jupiter Group, njëra nga kompanitë lider në fushat e IT-Së, produkteve dhe shërbimeve të promocionit dhe marketingut, të Edukimit Etj , e angazhuar për standarte dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar në Departamentin e Marketingut në pozicionin:

Menaxher Marketingu & Shitjesh.

Përshkrimi i përgjithshëm

Menaxher i Marketingut dhe Shitjes është përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes, menaxhimin e situatave të ndryshme me klientët, arritjen e qëllimeve dhe synimeve të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Paraqet ofertat dhe prezanton produktet e Kompanisë te klientët e rinj dhe ekzistues.
Përgatit plane veprimi për të identifikuar klient të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
Informon dhe sqaron klientët në lidhje me cilësinë, çmimet, bonuset, avantazhet e produkteve dhe shërbimeve që ofron Jupiter Group.
Ndjek ankesat e klientëve për produktet dhe shërbimet apo dhe për proçesin e shitjeve.
Komunikon kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse para finalizimit të kontratës.
Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
Siguron standardet e cilësisë dhe paraqitjes për materialet e përdorura për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
Identifikon nevojat për publicitet dhe gjeneron ide të reja.
Bën raportime ditore tek eproret dhe CEO I kompanisë.

Kandidati/ja duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

1. Të jetë e moshës 25 - 40 Vjeçe.
2. T
ë ketë përfunduar Arsimin e lartë për Administrim Biznesi, Shkenca Sociale etj.
3. Të ketë njohuri të marketingut në mediat sociale.
4. Të ketë njohuri të programeve office dhe financës 5.
5. Të ketë aftësi kreative për dhënien e ideve dhe zgjidhjeve të reja.
6. Të jetë person me integritet, i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
7. Të ketë aftesi komunikative dhe të përballoje punën nën stres.
8. Të krijojë marrëdhenie shumë të mira me kolegët dhe eprorët.
9. Të ketë patjetër të paktën 2 vjet eksperiencë pune.
11.Të ketë njohuri të gjuhës Angleze dhe Italiane.
12.Të ketë patjetër lejë të drejtimit të makinës.

Benefitet:

- Ambient pune komod dhe miqësor.
- Pagë konkuruese + bonus sipas objektivave.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera
që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail:
 
Back
Top