• Fushe Kruje, ofroj vend pune Menaxher dyqani

Dyqani Franchize Gotech Elecronics, ne Fushkruje ka shpallur vakant pozicionin:

Menaxher i Dyqanit

Pergjegjesite kryesore;
Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
Menaxhon dhe kontrollon e stokut, kryen porositë e nevojshme për dyqanin dhe informon Derjtuesin e Deprtamentit të Shitjeve për nivelin e stokut të vjetër në dyqan;
Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmëri, firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon me financën për mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
Përpilon dhe raporton tek Menaxheri rajonal në kohë për problematika të caktuara në dyqan si dhe ankesat dhe komentet e klientëve;
Planifikon detyrat e stafit në varësi, kontrollon zbatimin e detyrave, bën vlerësimin periodik;
Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi:
Siguron zbatimin e standarteve bazë të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan, të rregullit dhe pastërtisë në dyqan, paraqitjen e stafit ne varesi , të funksionimit të përditshëm të dyqanit si dhe të shërbimit ndaj klientit;
Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese, oferta për promocionin e dyqanit duke bashkëpunuar ngushtë me Dejtuesit e Kompanise:
Monitoron ecurinë e konkurencës;
Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave te vendosura;
Sugjeron/propozon tek eprori ide dhe inisiativa për përmirësimin e biznesit;
Kryen ndjekjen e produkteve të dërguara në servise dhe informimi i klienteve për to;
Asiston dhe manaxhon ankesat, pakenaqesite apo kërkesat e klienteve;
Monitoron hyrjen dhe daljen e produkteve;
Kryen kontrollin e produkteve te porositura nga magazina apo dyqanet;
Kryen raportimin e produkteve që dalin me probleme në momentin e ardhjes;
Asiston vetë në shitje sa herë që është e nevojshme;
Mban përgjegjësi për inventarin;
Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, bazuar në nevojat e kompanise

Kërkesat e pozicionit:
Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi;
Te njohë dhe të zbatojë kodin e etikes dhe të sillet në mënyrë profesionale.
Te këtë njohuri shumë të mira te kompjuterit.
Të jetë i aftë të punojë në grup;
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve të kompanisë;
Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office;

Eksperienca profesionale:
Arsim i mesëm i detyrueshëm, (arsimi i lartë përbën avantazh);
Të ketë minimuni 2 vite eksperiencë në fushën e shitjeve;
Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

Te interesuarit te aplikojne ne gotechfushkruje@gmail.com
 


Apply
Back
Top