• Durres, ofroj vend pune Sistemues/e (Vollga)

spar_albania_cover.jpg
NJOFTIM PUNE

SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni:Sistemues
Departmenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Durrës (Vollga)
Përmbledhja e Pozicionit: Roli i sistemuesit është të pranojë dhe të sigurojë prezencën dhe vendosjen e rregullt të produkteve sipas procedurave të kompanisë;Punon drejtpërdrejtë me kolegët e tij/saj në skuadër.

Detyra dhe Përgjegjësi:
-Njeh shumë mirë dhe zbaton në mënyrë strikte të gjitha procedurat dhe rregullat e brendshme të kompanisë përsa i përket produkteve, asortimenteve, higjienës dhe standardeve të punës;
-Zbaton procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë duke u kujdesur për veten, kolegët dhe klientët;
-Merr furnizimin dhe e sistemon në magazinë;
- Sistemon produktet nëpër rafte dhe kujdeset për mirëmbajtjen pastër dhe me rregull të tyre;
- Kujdeset që të gjitha produktet e ekspozuara në rafte të jenë të pajisura me barkode;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e etiketave të rafteve (çmimi dhe oferta);
- Prezanton para klientëve produktet që kanë nevojë për prezantim;
- Ndihmon klientët në rastet kur ata kanë nevojë për ndihmë;
- Njeh produktet që tregtohen në dyqan dhe funksionin e tyre, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b. Eksperiencat e punës:6 muaj-1 vit në pozicione të ngjashme.

d. Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
- Aftësi të larta komunikimi.


Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [COLOR=#0563c1]hr@spar.al[/COLOR]
duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top