• Vlore, kerkohet Drejtues Kantieri

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendim marrëse. Drejtuesi i Kantierit do të jetë përgjegjës vetëm për projektin Green Coast, Palasë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Merr pjesë së bashku me PM në Përgatitjen dhe Menaxhimin e buxhetit të projektit;
  • Përgatit dhe Menaxhon Grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij;
  • Zbatimi i Punimeve në këtë Projekt në përputhje të plotë me Projektet e miratuara, direktivat dhe standartet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
  • Menaxhon strukturën tekniko administrative të projektit;
  • Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes se tyre me kontratën;
  • Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
  • Aprovimin e penaliteteve;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
  • Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
  • Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
  • Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
  • Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;


Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinier Ndërtimi

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
  • Eksperiencë 5 vjeçare në drejtimin e projekteve të ndërtimit;

Mënyra e aplikimit: CV-ja dhe letra e referencës duhet të dërgohen deri në datën 28/12/2020 në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000247064/Drejtues-Kantieri?source=CareerSite

Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top