• Tirane, ofroj vend pune CATEGORY MANAGER

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani të madhe në tregtimin e pajisjeve IT, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

CATEGORY MANAGER



DETYRAT & PËRGJEGJËSITË

- Të kryejë analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë IT
- Të përgatisë dhe planifikojë implementimin e produkteve në rafte; aktivitetet promocionale etj
- Të bashkëpunojë dhe negociojë me furnitorët për koston optimale të produkteve
- Të përgatisë dhe analizojë raporte për kategorinë që ka në ngarkim;
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera si Marketingun, Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet etj për arritjen e objektivave të përcaktuara nga kompania



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë Bachelor në IT

Eksperienca: 2 vite eksperiencë në fushën e shitjeve. Te avantazhuar kandidatet qe kane experience ne profile te ngjashme.

Aftësi:
- Të jetë i motivuar dhe ambicioz për të arritur rezultate;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni


JU MIREPRESIM





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top