• Tirane, kerkohet Help Desk/Support Telefonik

ISA.NET është një nga kompanitë më të përkushtuara ndaj klientit dhe nevojave të tij në lidhje me shërbimin e internetit.
Rrjeti i ngritur me anën e teknologjisë me fibër optike tregon cilësinë e shërbimit dhe qëndrueshmërinë e rrjetit.
Shtrirja e rrjetit si dhe numri i lartë i klientëve që na kanë besuar tregon më shumë mbi shërbimin që ne ofrojmë.
Klienti merr shpejtësinë e premtuar, duke e bërë kështu më të pëlqyeshme eksperiencën e navigimit në internet.




Detyrat/Përgjegjësitë
1- Kryen bashkëbisedim me klientët nëpermjet telefonit duke ndjekur të gjithë hapat për evidentimin e problemit.
2- Kryen mbështetjen teknike në kohë reale nëpërmjet telefonit.
3- Kryen analiza të defekteve dhe problemeve të regjistruar në sistem.




Kualifikime/ Kërkesa:
1- Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm.
2- Të jetë person energjik dhe ambicioz.
3- Të kete aftësi të mira komunikimi.




Shënime
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e-mail support@isa.net.al
 


Apply
Back
Top