• Tirane, ofroj vend pune Magazinier/e dhe ndihmës ekonomist

POZICIONI I PUNËS: Magazinier/e dhe ndihmës ekonomist
DATA E SHPALLJES SË APLIKIMIT: 07 Dhjetor 2020
RRETH PUNËDHËNËSIT
Drena Shqipëri
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Është përgjegjës për ruajtjen dhe sistemimin e mallrave ne ambientet e magazinës.
  2. Kontrollon te gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Financës, për të siguruar regjistrimin e mallrave ne sistemin e magazinës.
  3. Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqërues.
  4. Mban dhe organizon ndarjen e produkteve të dëmtuara apo skaduara, si dhe informon për çdo sasi malli me probleme.
  5. Monitoron mbi baza ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike të produkteve.
  6. Të plotësojë fatura tatimore sipas nevojës.
KUSHTET

  1. Minimumi tre vite eksperiencë pune në detyrën e Magazinierit.
  2. Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm.
  3. Të jetë i pajisur me leje drejtimi.
  4. Eksperienca në fushën e produkteve e nënprodukteve të qumështit përbën avantazh.
  5. Dëshirë dhe vullnet për të mësuar.
APLIKIMI
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV - në e tyre në adresën: drenashqiperi@hotmail.com
 


Apply
Back
Top