• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik (Dep. i Prodhimit & Shitjeve)

EPPC Albania kërkon Inxhinier Mekanik për Dep e Prodhimit dhe të Shitjeve për klientin e saj, një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.

Përgjegjësitë Kryesore:

Inxhinier Dep. i Prodhimit:


  • Implementon, rishikon dhe kontrollon grafikët e prodhimit për cdo sektor;
  • Përcakton burimet e materialeve të nevojshme për funksionimin normal të departamentit të prodhimit;
  • Siguron implementimin e procedurave të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës;
  • Implementon, përforcon dhe monitoron programet e kontrollit të cilësisë dhe gjurmimit me qëllim arritjen e objektivave të cilësisë;
  • Analizon kontrollin e prodhimit dhe të cilësisë për identifikimin dhe korrigjimin e problemeve;
  • Pergatit dhe miremban raportet e prodhimit.

Inxhinier Dep. i Shitjeve:


  • Pergatitje dhe prezantim teknik i përfitimeve të produkteve dhe shërbimeve tek klientët ekzistues dhe ata potencial;
  • Ofrim i zgjidhjeve inxhinierike me qëllim plotësimin e nevojaveve dhe kërkesave të klientëve;
  • Monitorim dhe informim rreth ecurisë së tregut dhe konkurencës;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të objektivave të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike (domosdoshmëri) ;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet (avantazh përvoja në linja prodhimi);
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të mira teknike dhe aftësi të mira organizative, analitike dhe problem-zgjidhëse.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https:// aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top