• Tirane, ofroj vend pune Kasier/e (sezonale)

spar_albania_cover.jpg


NJOFTIM PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”

Pozicioni:
Kasier/e (Sezoni i Veres)
Departmenti: Operacional
Vendodhja:Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë; Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
- Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
- Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë;
- Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit;
- Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
- Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit;
- Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi:Arsim i mesëm ose i lartë.
b.Eksperiencat e punës:Eksperiencë pune të ngjashme.

c.Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi për te punuar në skuadër;
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.


Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [COLOR=#0563C1]hr@spar.al[/COLOR] duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top