• Tirane, ofroj vend pune Asistent Drejtori (DP. i Blerjeve)

EPPC Albania kërkon një Asistent Drejtor ( Departamenti i Blerjeve) për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në vënd në fushën e distribucionit.

Përgjegjësitë kryesore:

Puna e Asistentit të Drejtorit do të konsistoj në disa aspekte brënda departamentit të blerjes dhe konkretisht të blerjes së lëndës së parë dhe ndihmëse për mbarshtimin e pulave dhe prodhimin e vezëve, sigurimi i recepturave përkatëse, kontrolli i cilësisë sipas certifikimit të tyre etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomuar në Degën Veterinari ose Zooteknik;
  • Përvojë pune e mëparshme si veteriner ose zooteknik;
  • Përbën avantazh eksperinca në departament blerjesh;
  • Përdorimi i dhe paketës MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri);
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane;
  • Të jetë person korrekt, i besueshëm, bashkëpunues dhe i organizuar.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në linkun e mëposhtëm:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top