• Tirane, ofroj vend pune menaxhere produkti

NJOFTIM PUNE
Hodaj shpk eshte nje firme tregtare me experience mbi 20 vjecare ne tregun shqiptar.
Aktiviteti i kompanise eshte import-eksport i produkteve ushqimore,kozmetike,veshje si dhe prodhim detergjenti.
Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje:


Pozicioni: Menaxhere blerjesh-shitjesh-stoku

Përmbledhja e Pozicionit:Është përgjegjës për ndjekjen e zinxhirit te mallrave,nga blerja, shitja dhe deri tek stoku dhe menaxhimi i secilit proces;

Detyra dhe Përgjegjësi:

-Analizon shitjet e produkteve, sipas klienteve dhe pikave
-Pergjegjes per mbajtjen e marredhenieve me klientet e medhenj te kompanise dhe ndjekjen e shitjeve tek keta kliente
-Analizon stokun e mbetur te mallit dhe parapregatitjen per blerjet sipas afateve
-Mbledhje e dokumentacionit te duhur ne lidhje me blerjet
- Eshte pergjegjese per përgatitjen dhe bërjen e inventareve te pjesshme dhe te plota në të gjitha pikat e shitjes dhe magazinimit te kompanise
- Monitoron dhe përgatit raporte për diferencat e inventarit;
- Kryen inventarizimin e aseteve të kompanisë;
- Informon eprorin direkt mbi diferencat e mundshme dhe anomalitë e stokut në sistem në bazë të kontrolleve ditore që ai ushtron;
- Informon supervizorin për cdo problem ditor dhe sygjeron zgjidhjen e tij;
-Te jete e gatshme te levize neper qytete per inventarizimin e pikave te shitjeve


Kërkesat:

a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare(preferohet).

b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

c.Kualifikime të tjera:
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
-Preferohet te zoteroje gjuhen angleze ose Spanjolle

d.Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në grup;
- Fleksibël me oraret
-Te zoteroje patente te tipit B

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre ne adresen financafirmahodaj@gmail.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top