• Tirane, ofroj vend pune Kontabiliste Blerje

Kompania Pharma One, lider në tregtimin e produkteve farmaceutike në të gjithë Shqipërinë kërkon të punësojë, Kontabiliste Blerje.


Përshkrimi i punës:


  • Përgjegjës për zbatimin e manualeve të brendshme të operacioneve dhe kontabilitetit dhe sugjeron për azhurnim në përputhje me nevojat për kompanine.
  • Përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një shërbimi, metodologjie të kostos së produktit dhe projektit, përfshirë shpërndarjen korrekte të shpenzimeve dhe të ardhurave për departamentin funksional (qendrat e fitimit / kostos) dhe / ose degën / kompanine; dhe ne nivelin e produktit.
  • Menaxhon të gjitha operacionet dhe transaksionet financiare;
  • Monitoron gjendjen e stokut, ecurine si dhe organizon inventare periodike dhe vjetore.
  • Përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e metodologjisë për alokimin e kostove që mbështet llogaritjen dhe raportimin e detajuar të kostove, në përputhje me nevojat e menaxhmentit për informacion dhe analiza
  • Rakordon llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme;
  • Përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, kontrollimin dhe raportimin e COGS/KMSH për secilin departament/produkt.
  • Përgjegjës për orientimin e menaxhimit në kostot administrative dhe operative.


Edukimi;

· Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomi.
· Eksperiencë pune jo më pak se 2 vite në këtë pozicion. Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në kompani farmaceutike;
· Te kete njohuri te programeve Finaciare.
· Aftësi të shkëlqyera në komunikim, si verbalisht ashtu edhe në të shkruar;
· Të ketë aftësi të mira analitike;
· I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;


Aplikimi: Aplikimet duhet te dergohen ne adresen e emailit hr@pharmaone.al.

Konfidencialiteti: Te gjithe aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote, ne perputhje me Ligjin, nr. 9887, “Per mbrojtjen e te dhenave Personale”.

 


Apply
Back
Top