• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje per Key Account

AGJENTI SHITJEVE për KEY ACCOUNT, zbaton politikat e shitjes dhe marrëdhënieve me klientët, mirëmban dhe përmirëson pozicionin konkurrues të produkteve dhe të kompanisë, për të rritur shitjet dhe pjesën e tregut. Monitoron perceptimin dhe qëndrimin e klientit ndaj produkteve apo shërbimeve të ofruara. Identifikon preferencat ose kërkesat specifike të klientit dhe komunikon me kompaninë për të ofruar zgjidhje për çdo ankesë të klientit.

MBAN PËRGJEGJËSI:

  • Prezantimin, promovimin dhe shitjen e produkteve dhe/ose shërbimeve, klientëve potencialë, duke përdorur argumente bindëse dhe të qëndrueshme, në përputhje me politikat dhe udhëzimet.
  • Ruajtjen e marrëdhënieve pozitive të biznesit me klientët, edhe nëse nuk realizohet shitje, për të siguruar ngritjen dhe ruajtjen e imazhit pozitiv të kompanisë dhe shitje në të ardhmen.
  • Sigurohet per zbatimin e kontratave me klientët e rëndësishëm, në përputhje me politikat e kompanisë.

KRYEN DETYRA:
- Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes në përputhje të plotë me planin e vizitave (Route) duke siguruar takime efektive e gjithpërfshirëse, dhe mbulim periodik të klientëve sipas nevojës.
- Krijon kontakte, zhvillon dhe ruan marrëdhënie pozitive biznesi, si me klientët ekzistues, ashtu edhe me ata të rinj.
- Kryen takime prezantimi me klientët potencialë, duke ndarë informacionin e duhur rreth kompanisë dhe produktit, dhe duke ndjekur me kujdes udhëzimet mbi shitjen.
- Punon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të shitjeve përmes mbledhjes së informacionit nga tregu mbi konkurrencën.
- Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
- Kryen aktivitet marketingu në njësinë e shitjes, duke siguruar produkte në sasinë e cilësinë (pastërti, rregullsi, brenda afatit të përdorimit) e duhur, pozicionimin dhe shikueshmërinë e duhur, çmimi duhur dhe në kohën e duhur etj.
- Raporton në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe rezultatet e shitjes.



  • Eksperiencë Pune mbi 2 vjet në këtë pozicion.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje;
  • Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Leje drejtimi;


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 10 DHJETOR 2020

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top