• Vlore, ofroj vend pune Drejtor Zonal i Mbledhjes së Kredive, Rajoni Jug

Kujdeset për arritjen e treguesve të cilësisë së portofolit të kredisë brenda objektivave të Kompanisë për degët në varësi, nëpërmjet ndjekjes sistematike të aktivitetit të manaxhimit të kredive në vonesë nga stafi përgjegjës. Siguron zbatimin e proçedurave/politikave dhe strategjive në fuqi për manaxhimin e klientëve në vonesë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Angazhohet maksimalisht në realizimin e Objektivave të Cilësisë së Portofolit për degët në varësi në përputhje me Objektivat e kompanisë;
  2. Monitoron ecurinë e cilësisë së Portofolit të Kredisë për degët në përgjegjësi, identifikon në kohë çdo faktor që mund të impaktojnë cilësinë e Portofolit si dhe propozon te përgjegjësi strategjitë dhe masat për t’u ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë së portofolit në kohën e duhur;
  3. Siguron zbatimin e proçedurës së manaxhimit të klientëve në vonesë nga çdo degë në varësi, duke monitoruar në mënyrë frekuente raportet përgjegjëse e duke kontrolluar punën në terren si dhe raporton në kohë te përgjegjësi rezultatet;
  4. Monitoron performancën e kredive të ristrukturuara dhe jep mbështetje kur është e nevojshme;
  5. Monitoron, siguron dhe drejton realizimin e komiteteve të delinkuencës në çdo degë në varësi përputhje me proçedurën në fuqi;
  6. Konsolidon parashikimet dhe propozon objektivat e stafit për cilësinë e Portofolit për çdo degë në varësi;
  7. Koordinon, monitoron dhe suporton skuadrën e Oficerëve të Mbledhjes së Kredive në degët e rajonit që mbulon dhe siguron që ata veprojnë në përputhje me politikat, proçedurat dhe etikën profesionale të kompanisë;
  8. Viziton klientë të ndryshëm për të siguruar arritjen e objektivave dhe shërben si autoritet negociues me klientët.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet në një pozicion që lidhet me aktivitetet e manaxhimit të kredive me probleme;
  2. Aftësi të shkëlqyera në negociim dhe komunikuese;
  3. Aftësi për vendimmarrje dhe për të menduar në mënyrë kritike; Aftësi shumë të mira për të kryer analiza;
  4. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
  5. Disponibilitet për të udhëtuar;
  6. Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 30 Nëntor në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top