• Tirane, ofroj vend pune Key Account Manager

Key Account Manager për Tiranën është përgjegjës për trajtimin e klientëve më të rëndësishëm të kompanisë (sipas përcaktimit), për të realizuar shitje e për të sjellë fitim të qëndrueshëm në kompani, në përputhje me planin dhe objektivat e shitjes.
Ai zbaton politikat e shitjes dhe marrëdhënieve me klientët, mirëmban dhe përmirëson pozicionin konkurrues të produkteve dhe të kompanisë, për të rritur shitjet dhe pjesën e tregut. Monitoron perceptimin dhe qëndrimin e klientit ndaj produkteve apo shërbimeve të ofruara. Identifikon preferencat ose kërkesat specifike të klientit dhe komunikon me kompaninë për të ofruar zgjidhje për çdo ankesë të klientit.


Mban përgjegjësi për:
- Zhvillimin e marrëdhënieve të forta dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë
- Planifikimin strategjik për të përmirësuar rezultatet e klientit
- Prezantimin, promovimin dhe shitjen e produkteve, duke përdorur argumente bindëse dhe të qëndrueshëm, në përputhje me politikat dhe udhëzimet.
- Parashikimin e ndryshimeve dhe implementimin e përmirësimeve të klientëve kryesorë
- Negocimin, lidhjen dhe zbatimin e kontratave me klientët e rëndësishëm, në përputhje me politikat e kompanisë.


Kryen detyrat:
- Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes në përputhje të plotë me planin e vizitave (Route) duke siguruar takime efektive e gjithpërfshirëse, dhe mbulim periodik të klientëve sipas nevojës.
- Krijon kontakte, zhvillon dhe ruan marrëdhënie pozitive biznesi, si me klientët ekzistues, ashtu edhe me ata të rinj.
- Kryen takime prezantimi me klientët potencialë, duke ndarë informacionin e duhur rreth kompanisë dhe produktit, dhe duke ndjekur me kujdes udhëzimet mbi shitjen.
- Punon me pasion për arritjen e objektivat të shitjes dhe rezultateve brenda afateve kohore.
- Koordinon përpjekjet e shitjeve me drejtuesit dhe anëtarët e ekipit, si dhe me departamentet e tjera.
- Analizon potencialin e klientëve, si dhe pistat e shitjeve dhe punon për shfrytëzimin maksimal të tyre.
- Punon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të shitjeve përmes mbledhjes së informacionit nga tregu mbi konkurrencën.
- Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
- Identifikon dhe shfrytëzon mundësitë e reja për shitje.
- Kryen aktivitet marketingu në njësinë e shitjes, duke siguruar produkte në sasinë e cilësinë (pastërti, rregullsi, brenda afatit të përdorimit) e duhur, pozicionimin dhe shikueshmërinë e duhur, çmimi duhur dhe në kohën e duhur etj.
- Kupton shërbimet dhe kapacitetet e kompanisë si dhe përcjell në mënyrë efektive të gjitha ofertat tek klienti.
- Ndërton dhe mirëmban bazën e të dhënave për të gjithë klientët dhe harton raporte të detajuara brenda afateve të caktuara.
- Raporton në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe rezultatet e shitjes.


Kualifikime / Specializime
- Arsimimi: Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing ose të ngjashme me to.
- Trajnime mbi teknikat e shitjeve, procesin e shitjes dhe komunikimin në shitje përbëjnë avantazh.
- Të njohë gjuhën angleze
- Njohuri shumë të mira kompjuterike, MS Office, Outlook, etj.


Aplikimet mbyllen më 10 Dhjetor 2020

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top