• Tirane, ofroj vend pune Teknik per Printera dhe Kompjutera

Përshkrimi

Tekniku per Printera dhe Kompjutera do jete pjese e Departamentit te Sherbimeve dhe Riparimeve të Albamedias.
Personi i punësuar do të jetë përgjegjës për sigurimin e mbështetjes on-site (locale) për Klientat tonë. Reputacioni i kompanisë sonë është I bazuar tek dhenia e përgjigjes efikase dhe efektive për të gjitha nevojat e klientëve. Teknikët e Printerit / Kompjuterit do të jenë përgjegjës për kujdesin dhe mirëmbajtjen e printerëve, desktopëve, PC-ve, serverave dhe pajisjeve me shumë funksione të instaluara në terren.

Detyrat


  • Përgjegjës për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve të printerave, kompjuterave, serverave, periferikeve, pajisjeve dhe programeve, përfshirë çështjet e lidhjes së rrjetit.
  • Instalimi, diagnostikimi, riparimi dhe mirëmbajtja e saktë e pajisjeve dhe aksesorëve në gjendjen optimale të funksionimit .
  • Ofrimi i nje sherbimi cilesor per Klientin ne menyre qe kompania te ketë vleresimin maksimal nga ai .
  • Mbajtja e një inventari të saktë të pjesëve dhe mallrave ne perdorim.
  • Ndihmon departamentin e shitjeve me instalimin e pajisjeve të reja ose testimeve për tu siguruar për funksionimin e duhur të tyre . Plotëson me saktesi dhe ne kohë dokumentacionin shoqërues te kerkuar
  • Organizon dhe bën shpërndarjen e pajisjeve Hardwarike dhe pjesëve të Printimit tek Klienti vet ose përmes transportuesve të kontraktuar. Këtij pozicioni i kërkohet të udhëtojë shpesh tek klientët në mënyrë që të ruajë një nivel të shkëlqyeshëm shërbimi

Kualifikimet


  • Njohuri profesionale të punës për të gjitha llojet e printerëve, përfshirë zgjidhjen e problemeve, diagnostikimin dhe riparimin e printerëve.
  • Aftësia për t'iu përgjigjur çështjeve të IT; mirëmbajtja e pajisjeve,njohuri software, rrjetëzimi(networku)etj ,duke siguruar mbështetje teknike drejtpërdrejt ose me telefon dhe në distancë.
  • Aftësia për të konfiguruar dhe konfiguruar pajisjet e Printimit në rrjet.
  • Përvojë me riparimin dhe zgjidhjen e problemeve të pajisjeve të zyrës.
  • Njohuri të pergjithshme të MPS –sherbimit te menaxhuar te printimit .
  • Shkathtësi ndërpersonale dhe organizative.
  • Aftësi të shkëlqyera të shërbimit ndaj klientit. Aftësia për të artikuluar veten profesionalisht. Të jetë I afte te pershtatet dhe të mund të punojë në grup.
  • Shkathtësi komunikimi me shkrim dhe verbal. Kuptim i mirë i gjuhës angleze.

Shënime

Albamedia Shpk është e specializuar në distribucionin e produkteve të fushës të IT dhe sherbimeve te lidhura me to .
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje e duhura dhe inovative për klientët tanë dhe për punonjësit tanë, trajnim dhe zhvillim të gjithanëshëm.
Kompania ka ne fokus ndërtimin e një ekipi me individë shumë të kualifikuar, me orientim ofrimin e zgjidhjeve me te mira per klientin, duke kontribuar keshtu ne suksesin e saj. Me pagën konkurruese dhe përfitimet e ofruara në Albamedia ju ndërtoni më shumë se një karrierë, ju mund të ndërtoni një të ardhme.
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail: jobs@albamedia.al Afati i fundit i aplikimeve eshte data 25 Nentor 2020.Kanditatet e perzgjedhur do kontaktohen me telefon per interviste . Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
 


Apply
Back
Top