• Tirane, ofroj vend pune Teknik i Pergjithshem - Instalator

Titulli: Teknik i Pergjithshem (Instalator)
Lloji i punës Me kohe te plote

Përshkrimi i Punës
CSP Sh.p.k, kërkon të punësojë 2 (dy) Teknik të Përgjithshëm (Instalator) per paisjet dhe sistemet si më poshtë:

  • Rrjeta Kompjuterik dhe Telefonik
  • Rrjeta Elektrike
  • Sisteme CCTV
  • Sisteme Aksesi dhe Alarmesh
  • Sisteme Monitorimi dhe Detektimi
Njohuri dhe Pergjegjësi

  • Të ketë pervoje pune në instalime të kabllimeve kompjuterike, dhe telefonike
  • Të ketë pervojë pune në instalime dhe montime të komponenteve të rrjetave, si priza, patchpanele, etj,
  • Të ketë pervojë pune në instalime të kabllimeve elektrike, prizave elektrike, automate, etj.
  • Te kete pervoje pune ne instalimin dhe montimin e kanalinave dhe tubave (metalik, plastik) si rruge kalimi per kabllimet kompjuterike, telefonike dhe elektrik.
  • Të ketë pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve CCTV, Kamerave.
  • Të ketë pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve të dedektimeve me ane të sensoreve të ndryshëm,
  • Të kete pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve të akses kontrollerit, sistemeve të alarmeve, etj
  • Të kete pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve të detektim dhe shuarjes së zjarrit
  • Disponibilitet për punë në terren dhe punë për ndërhyrje suporti apo emergjence në rast nevoje të projekteve apo klientëve.
  • Vetëveprim për zgjidhjen e çështjeve që nuk kërkojnë vendimarrje të një niveli më të lartë..
Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë mbaruar arsimin professional të mesëm, në një nga drejtimet Elektrik, Elektronik, te ngjashme.
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Të jetë i aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës në terren.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe i pavarur.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues.
  • Të ketë aftësi të mira të gjuhës Shqipe dhe Angleze, në lexim dhe shkrim.
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në, brenda dates 30/11/2020 tek adresa: info@csp.al
 

Attachments

  • Teknik i Pergjithshem (Instalator).pdf
    170.3 KB · Views: 40


Apply
Back
Top