• Tirane, ofroj vend pune inventarizues

Inventarizues

Përmbledhje e pozicionit

Monitorimi i inventarit fizik në të gjitha njësitë e kompanisë. Planifikimi dhe kryerja e invetarëve fizikë periodikisht, ndjekja e procedurës në sistem AX, gjurmimi i diferencave të inventarit, postimi i dokumentit të invetarit, propozimi i përmirësimeve në sistëmin e administrimit të inventarit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Në bashkëpunim me drejtorin e financës dhe drejtorin e logjistikës harton planin e inventarëve.
  2. Kryen inventarizimin fizik në përputhje me proceduren e inventarizimit (cigaret, te fresketat dhe inventari total).
  3. Analizon rezultatet e inventarizizmit fizik duke identifikuar përgjegjësitë dhe poston dokumentin e inventarit në sistem.
  4. Monitorin ciklin inventarit, identifikon risqe nga humbjet e inventarit
  5. Në rastet ku ka diferenca rishikon dokumentacionin kontabël më qëllim identifikimin e gabimeve të mundshme.
  6. Kjryen inventarizimin e arkës.
  7. Monitoron kodet e produkteve dhe klasifiket përkatëse dhe rishikon informacion në sistem në lidhje me produktet me qëllim që të jetë i saktë dhe të ndihmojë menxherin e logjistikës dhe menaxherët e dyqaneve që të ketë mundësi të monitorijnë me efektivitet ciklin e produkteve.
  8. Zhvillon dhe implementon producedura shtesë për maksimizimin e eficensës dhe uljes së kostot që lidhen me stokun.
  9. Përgatit, gjeneron dhe raporton raportet e inventarit, dhe i konsulton periodikisht me Drejtorin e Financës.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [FONT=Arial][B]info@ecomarket-al.com[/B][/FONT]
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.
 


Apply
Back
Top