• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Titulli: Menaxher Shitjesh
Lloji i punës: Full Time

Përshkrimi i Punës
CSP Sh.p.k, kërkon të punësojë 1 (nje) Menaxher Shitjesh, i cili do të jetë pjesë e Departamentit të Shitjes dhe Marketingut dhe do të angazhohet në detyrat dhe përgjegjesitë si më poshtë:

  • Planifikon, drejton organizon dhe kontrollon aktivitetin e shitjeve;
  • Cakton objektivat; siguron dhe mban përgjegjësi për arritjen e objektivave te kompanisë per Departamentin e Shitjeve;
  • Njohje shumë e mirë dhe studim i tregut dhe konkurencës;
  • Bashkëpunimi me njësitë e tjera të kompanisë;
  • Mban dhe zhvillon korrespondencen me klient ekzistues dhe të rinj;
  • Kryen negocimet dhe bashkepunimet me klientet;
  • Ben suport dhe investigim pas shitjes mbi cilesine e sherbimit te ofruar.
  • Asiston ne zhvillimin e burimeve lokale, si produkt, specialist, logjistik, etj.
  • Promovon procesin e realizimit te projekteve, kordinon dhe zgjidh problematikat perkatese, si dhe raporton mbi zhvillimin dhe azhornimet e tyre tek klienti.
  • Harton ofertat e produkteve sipas kërkesave të tregut dhe klientëve;
  • Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve;
  • Bën takime periodike me klientet duke vlerësuar kërkesat dhe ankesat e tyre;
  • Përgatit buxhetet vjetore te Shitjeve dhe pergjigjet për realizimin e tyre;
  • Interpreton dhe analizon mjetet dhe raportet financiare në dispozicion të Drejtorit te Pergjithshem;
  • Ruan konfidencialitetin e informacioneve dhe komunikimeve te kompanisë.

Kualifikimet dhe kërkesat:


  • Përvojë mbi 5 vjet në drejtimin e shitjeve në një kompani private të të njëjtit profil;
  • Përvojë në zhvillimin e planeve dhe strategjive të shitjeve;
  • Përvojë në menaxhimin e projekteve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, planifikimi, drejtimi, organizimi dhe shitjeje;
  • Njohuri të tregut në lidhje me konkurencen, sherbimet e produktet e te njejtit sektor;
  • Njohuri të mira të gjuhes angleze;
  • Mendim analitik;
  • Aftësi të zgjidhjes së problemeve;
  • Kualifikime të tjera si p.sh në menaxhim biznesi konsideron avantazh.


Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në, brenda dates 30/11/2020 tek adresa: info@csp.al
 

Attachments

  • Menaxher Shitjesh.pdf
    170.7 KB · Views: 33


Apply
Back
Top