• Tirane, ofroj vend pune Financier

Titulli: Financier
Lloji i punës: Part Time


Përshkrimi i Punës
CSP Sh.p.k, kërkon të punësojë 1 (nje) Financier, i cili do të jetë pjesë e Departamentit të Finance dhe do të angazhohet në detyrat dhe përgjegjesitë si më poshtë:
• Të regjistrojë faturat shitje e blerje për shpenzime dhe të ardhura
• Të regjistrojë dokumentacionin në kontabilitet
• Të përgatisë Raportet Periodike Financiare
• Të bëjë deklarimet pranë autoriteteteve tatimore në kohë
• Të dokumentojë shpenzimet financiare të projekteve
• Të përgatisë preventivin në fazën e projekt-propozimit
• Të përgatisë analizën e shpenzimeve në përfundim të çdo projekti
• Të planifikojë dhe shlyej në kohë shërbimet utilitare
• Të mbajë marrëdhëniet dhe rakordojë me palët e treta si klientët, furnitorët
• Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë

Kualifikimet dhe kërkesat:

• Të ketë perfunduar Fakultetin Ekonomik
• Të ketë te pakten 3 vjet pervoje pune
• Të ketë njohuri dhe aftësi në programet kompjuterike e financiare, veçanërisht Microsoft Excel dhe Financa 5 kontabilitet
• Të zoterojë gjuhën angleze
• Të ketë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi
• Të ketë aftesi të punojë në grup dhe në presionin e afateve kohore


Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në, brenda dates 30/11/2020 tek adresa: info@csp.al
 


Apply
Back
Top