• Përgjegjës Sektori në Sektorin e Inxhinierisë Klinike

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Q.S.U “Nënë Tereza” kërkon të punësojë
1 (një) Përgjegjës Sektori në Sektorin e Inxhinierisë Klinike, të Drejtorisë së IT dhe Inxhinierisë Klinike, në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

  • Arsim i larte, Inxhinieri Elektronike/Mekatronikë/Informatike/Elektrike, niveli Master shkencor. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune.
  • Njohuri të gjëra mbi pajisjet mjekësore dhe teknologjitë e fundit të tyre.
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike si dhe menaxhimi spitalor.
  • Aftësi drejtuese dhe vlerësuese për stafin në vartësi
  • Aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse.
  • Të njoh shumë mirë proçedurat administrative;
  • Të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara;
  • Aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet
  • Aftësi të mira komunikimi.
Për sa më sipër, personat e interesuar duhet të dorëzojnë:
  1. Kërkesa me shkrim e shoqëruar me fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID)
  2. Curriculum vitae (CV), në gjuhën shqipe
  3. Diplomën/at e arsimit të lartë dhe listën/at e notave të noterizuar/a
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
(http://www.qsut.gov.al/wp-content/u...ar-vetedeklarimi-per-gjendjen-gjyqesore-2.doc )
  1. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV dhe që lidhen me pozicionin për të cilin aplikon.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSU”Nënë Tereza” duke nisur nga data 06.11.2020 ora 08:00 deri më 20.11.2020 ora 16:30.

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.
Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
 
Back
Top