• Tirane, ofroj vend pune CRM Junior, Dega Elbasan

Pozicioni : CRM Junior
Dega: Dega Elbasan
Divisioni: Retail


Objektivat Kyce


Te realizoje objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.
Objektivat e Riskut Operacional

  • Te kujdeset qe cdo tranaksion i regjistruar dhe cdo produkt i shitur nga CRM duhet te jete ne perputhje me procedurat e bankes te cilat normojne veprimtarine e saj.
Pergjegjesite KYC dhe AML

  • Eshte pergjegjes per cilesine e te dhenave te klientit ne zbatim te parimit Njihni Klientin Tuaj;
  • Zbaton me perpikmeri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit ;
Rolet & Pergjegjesite Kryesore

  • Te perfaqesoje imazhin e Bankes OTP Albania, si pike kontakti midis klientit dhe bankes.
  • Te menaxhoje marredheniet e bankes me klientet ne fushen e produkteve te kredive, depozitave, llogarive rrjedhese, trasfertave, kartave te kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe cdo produkt tjeter te ri te hedhur ne treg nga banka.
  • Te mireprese çdo klient qe tregon interes per kredite duke e sqaruar e ndihmuar.
  • Te grumbulloje dhe verifikoje informacionin rreth vertetesise se dokumentacionit te paraqitur nga klienti.
  • Te beje vleresimin e situates ekonomike dhe financiare te aktivitetit te klientit.
  • Te jape mendimin e tij te pavarur, ne formen e nje analize te shkruar bazuar ne manualin e Kreditit, per dhenien ose jo te huase.
  • Te ndjeke, menaxhoje dhe te jete pergjegjes per kthimin e kredive brenda afatit.
  • Te kujdeset per nenshkrimin e marreveshjeve te pagave.
  • Te jete pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e dosjes se kredise dhe te ruaje sekretin e cfaredo informacioni qe zoterojne per banken dhe klientet.
Kualifikime te Nevojshme

  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.
  • Te pakten 1 (nje) vit eksperiencë pune në dhenien e kredive ne sistemin bankar.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 09 Nentor 2020.

 


Apply
Back
Top