• Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance-Kontabilitet

EPPC Albania kërkon një Specialist Financë-Kontabilitet për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në industrinë e importit dhe distribucionit në vend.

[h=1] Përgjegjësitë kryesore: [/h]Puna do të konsistoj në disa aspekte brenda departamentit të financë-kontabilitetit si:


  • Regjistrime dhe rakordime kontabël;
  • Përgatitje raportesh financiare ;
  • Kosto;
  • Hyrje-dalje nga magazina;
  • Deklarimet online;
  • Pasqyra financiare etj.

[h=1] Kërkesat për këtë pozicion janë: [/h]

  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë-Kontabilitet;
  • Përvojë pune jo më pak se 5 vjecare në kontabilitet ose profile të ngjashme; (eksperienca e meparshme ne kompani distribucioni perben avantazh);
  • Përdorimi i programeve financiare dhe paketës MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri);
  • Të zotërojë gjuhën Angleze;
  • Të jetë person korrekt, i saktë, i besueshëm, bashkëpunues dhe i organizuar.

[h=1] Si të aplikoni: [/h]
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top