• Lezhe, ofroj vend pune Supervizor, Agjencia Lezhë

Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore të zonës gjeografike përkatëse përmes ofrimit të coaching, heqjes së pengesave për sukses dhe vepron si kampion për efektivitetin e shitjeve.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Sjell energji në proçesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;
  2. Siguron arritjen e Planit të Biznesit, në terma rritje dhe cilësie portofoli, në zonën përkatëse, në përputhje me rregullat dhe proçedurat në fuqi në institucion;
  3. Ndërton marrëdhënie me stafin e agjencisë për të siguruar që përdoren të gjithë mjetet drejt suksesit;
  4. Kupton në detaje produktet financuese si ato duhen pozicionuar, për të qenë në linjë me tregun dhe konkurrencën;
  5. Siguron analiza të tregut për çdo segment klientele dhe sjell ide për përmirësim Drejtorit Rajonal të Biznesit;
  6. Siguron shërbim klientele të shkëlqyer, duke siguruar krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe siguron që ankesat e klientëve zgjidhen dhe/ose raportohen në limite minimale kohore;
  7. Monitoron indikatorët kyç të performancës së agjencisë, duke kompletuar raporte dhe ndërmarrë masa korrigjuese kur performanca është nën pritshmëri;
  8. Angazhim maksimal me kontrollin e kredisë dhe për identifikimin e mashtrimeve potenciale ose jo përputhshmërisë;
  9. Siguron që vendet vakante rishihen dhe plotësohen menjëherë kur ka një nevojë;
  10. Ofron coaching, mentorim, këshillim dhe është trajneri i punonjësve;
  11. Siguron një vlerësim vjetor performance të shkëlqyer.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet si Drejtor Dege/Agjencie ose 4 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  2. Njohuri ekselente të kredisë; Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
  3. Aftësi lidershipi, mbikqyrjeje, mentorimi;
  4. Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;
  5. Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;
  6. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 6 Nëntor në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top