• NAM ofron pune si Shitës/e dhe kasjer/e

Aspironi të bëheni pjesë e një grupi dinamik? Bashkojuni ekipit tonë me njerëz energjik dhe entuzjast që inicjojnë veprime për të krijuar një eksperjence të paharrueshme për klientët m’u në zemër të Tiranës. Të jeni pjesë e ekipit tonë do te thotë të mësoni, të rriteni profesjonalisht dhe të arrini potencjalin.

Pozicioni: Shitës/e dhe kasjer/e

Vendodhja: Stadjumi ARENA


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tijë,
  • Realizon objektivat e përcatuara nga kompania për shitjet e produktevee
  • Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksjoneve të reja dhe kontrollon artikujt çdo ditë per te bere zëvendësimin e tyre,
  • Mban përgjegjësi për xhirot ditore dhe depozitimet e tyre në bankë,
  • Në fund të ditës së punës kontrollon gjendjen financjare në kasë, kontrollon pagesat me Kartë bankare dhe bën mbylljen e llogarive,
  • Mbështet në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të markës dhe visual merchandizing,
  • Mban përgjegjësi për produktet që tregëtohen në dyqan,
  • Kujdeset që dyqani të jetë i rregullt i pastër dhe të ketë ndriçimin e duhur

Kualifikimet dhe aftësitë:


  • Diplomuar në arsimin e mesëm
  • I/e e aftë të punojë në grup
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Eksperiencë minimum prej 1 viti pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashme.

Mënyra e aplikimit:

Nëse e gjeni veten kandidat të përshtatshem për sa me sipër luteni të dërgoni CV tuaj, së bashku me një foto dhe kopje të kualifikimeve e eksperjencave tuaja ne adresën elektronike: info@nam.com.al, ose mund te klikoni direkt ne shiritin blu te ketij aplikimi deri ne daten 15 Dhjetor 2020.
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e perzgjedhur.

Të gjitha aplikimet trajtohen sipas ligjit Nr 9887 mbi “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top