• Tirane, ofroj vend pune Design Architect

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Arkitekt Projektimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e ndërtimit;
  • Është përgjegjës për sigurinë, përshtatshmërinë dhe estetikën e ndërtesave;
  • Harton strukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet/ rregulloret në fuqi;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbanë, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë;
  • Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kerkuar, inspekton kantierin e ndërtimit;
  • Merr në konsideratë llojin e ndërtimit në përputhje me kantierin, klimën si dhe ndërtesat përreth;
  • Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshme projektimi (CADD), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi;
  • Arkitekti mund të duhet të rishikojë planet për tu përshtatur kërkesave të klientit;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nese planet janë duke u ndjekur sic duhet;
  • Miraton materialet që duhen përdorur;
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonikë dhe mekanikë dhe personelit tjetër të përfshirë në projekt;
  • Ofron shërbime të ndryshme para projektuese të cilat mund të përfshijnë kryerjen e fizibilitetit dhe studimeve të ndikimit në mjedis, duke zgjedhur kantierin ose duke specifikuar kërkesat e projektimit;
  • Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë proçesin e planifikimit;
  • Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të kostos të cilat janë përdorur në përgatitjen e vlerësimeve të kostos për projekte të reja;
  • Merr pjesë në përgatitjen e paketave të tenderimit;
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Detyra të tjera të caktuara;


Edukimit: Të zotëroje diplomë universiteti në programin e studimit Arkitekturë

Kualifikime të tjera:

  • Mbi 10 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0920

Afati i dorëzimit: 27/10/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi iShqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top