• Durres, ofroj vend pune Punonjes ne repartin e te fresketave

“JURREI” shpk, pjesë e grupit Kadiu e specializuar në rrjetin e supermarketeve, përfshin në tërësinë e vet si biznes, Qendrën Tregtare të Biznesit “GALAKTIK SHOPPING CENTRE” dhe supermarketet Conad në qytetin e Durrësit. Pjesë e “JURREI” shpk janë dhe rrjeti i supermarketeve të para Bio të certifikuara në Shqipëri, BioJu, me vendodhje në Tiranë.

Aktualisht kompania për rrjetin e supermarketeve Conad në qytetin e Durrësit, po kërkon të punësojë punonjës në repartin e Produkteve të freskta.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Kontrollon muralin, banakun dhe dhomën ftohëse.
  • Mban nën kontroll pastërtine e vendit dhe mjeteve të punës
  • Monitoron shitjen dhe furnizimet e produkteve të fresketa.
  • Mban nën kontroll skadencat.
  • Kontrollon dhe mban shënim firot e produkteve
  • Kontrollon dhe menaxhon produktet me stok të lartë dhe propozon menaxherit për zgjidhje.
  • Shikon dhe menaxhon produktet me sasi të mëdha
  • Menaxhon ankesat dhe kërkesat e klientit dhe vë në dijeni menaxherin për to.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  • Mosha nga 25 deri në 40 vjeç

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 20.07.2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top