• Tirane, ofroj vend pune Operatore Blerje

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti, në emër të klientit saj është duke kërkuar të rekrutoje Operatore Blerje.
Përshkrimi i punës:

  • Te kryejë planifikimin dhe porositjen nga furnitoret për produktet e ndryshme për të evituar mangësi në gjendje.
  • Të ndjekë porosite me furnitoret që të vijne në kohën e premtuar.
  • Te planifikojë transportin (për importet) si dhe të kërkojë çmim të ofruesit e ndryshëm të transportit për çmimin më të mirë.
    Të hedhë në sistemin financiar të gjitha porositë e blerjes me afatet përkatese nga furnitorët që shitja të këtë mundësi të rezervojë në avancë.
  • Të ndjeke me informacionet nga sektori i problematikave, produktet që dalin me defekt nga furnitorët dhe të kerkoje zgjidhje për dëmshpërblim apo ndërrim.
  • Te kryejë hapjen e kodeve të reja në rast të furnizimeve për produkte jo-ekzistuese.
  • Te kryejë kontroll paraprak të faturave fizike;
  • Te negocioje me furnitore te ndryshem per produkte aktuale per te marre cmimin me te mire.
Kërkesat për këte pozicion:

  • Arsimi I Lartë;
  • Njohuri mjaft të mire të gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftësi shume të mira të përdorimit të PC dhe programeve kompjuterike. Njohja e programit Navision përbën avantazh;
  • Të ketë patur eksperienca të mëparëshmë ne role te ngjashme ose menaxhim/coordimin projektesh me klientë biznes.

Kompania Ofron:

  • Mundësi të zhvillimit të karrierës.
  • Kushte shumë të mira pune dhe pagesë mjaft konkurruese.
Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top