• Tirane, ofroj vend pune Frontend/Backend Developer

***** DO MERREN PARASYSH VETËM ATO EMAILE KU TITULLI NË SUBJECT ËSHTË: PUNËSIM NË INFORMATIKË ****

101DIGITAL ONLINE TECH S.L. kërkon të punësoj person të aftë në programim te aplikacioneve me funksion përdorimi në smartphone Android/iOS, si dhe browser si Chrome, Firefox, Edge, etj.

Kërkohet që aplikanti të ketë njohuri të mira teorike dhe praktike në ndërtim të programeve, stil të pastër dhe strukturuar, duke përfshirë njohuri bazë mbi programimin object-oriented si dhe procedural; lirshmëri mes gjuhëve php, java, python, c++ dhe c-sharp.

Eksperiencë e mëparshme do vlerësohet, sidomos nëse kandidati ka shembuj të vetat që mund të tregojë (psh. kodin e prorameve të zhvilluara, sidomos apps për Android/iOS).

Orari i punës është fleksibël dhe ofrohet ambjent zyre pune në grup të vogël dhe në qetësi. Kandidati duhet të tregojë aftësi të punuarit në mënyrë të pavarur dhe të tregoj kreativitet në zhvillimin e ideve dhe sugjerimeve.

Rroga e kënaqshme me mundësi bonusi periodik në bazë të performancës. Fundjava pushim.

Çdo kanditat i interesuar duhet të dërgoj CV me informacion të detajuar të arsimimit, punëve te mëparshme dhe kontakte të plota të punëdhënesve të mëparshëm për konfirmim të informacionit, aty ku ka.

Vendimarrja për punësim do jetë sa më e shpejtë. Vetëm kandidatët që kualifikohen do kontaktohen për intervistë.

Dërgo CV te support [at] 101digit.al

http://101digit.al
 
Back
Top