• Tirane, ofroj vend pune MENAXHERE MARKETINGU

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të suksesshme në tregtimin e produkteve sportive, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
MENAXHERE MARKETINGU


DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
- Koncepton dhe ndërton strategjinë e marketingut të kompanisë;
- Kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve te punes
- Kujdeset per idejimin, designin dhe propozon përmirësime funksionale;
- Kujdeset për mbarëvajtjen e hapave të ndryshme të implementimit të proceseve të marketingut;
- Menaxhon dhe monitoron mediat sociale duke i siguruar vizibilitetin e duhur kompanise
- Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve;
- Prezanton shërbimin tek klientët ekzistues dhe potencial



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Marketing.

Eksperienca: Minimalisht 3 vite experience pune në të njëjtin profil .
Aftësi:
- Të ketë njohuri të mira në fushën e marketingut
- Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës



Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

JU MIRËPRESIM



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi




Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top