• Tirane, ofroj vend pune Security

Misioni

Struktura kunder vjedhjeve ne Eco markete duhet te njohe me perpikmeri procedurat standarte te funksionimit te veprimtarise se Eco marketit .

Përgjegjësitë Kryesore

  • Vezhgojne ne distance klientet e dyshuar kur ata paraqiten ne market per te blere.
  • Mbajne nen mbikqyrje produktet qe ne baze te analizes qe eshte bere me pare kane rezultuar me mangesi ne vijimesi si psh pije alkolike, parfumeri, paketa cigaresh, konserva etj, kjo detyre kryehet ne bashkepunim me detyrat qe jep Drejtori Operacional dhe Menaxheri i Marketit.
  • Perqendrohet prane monitorit te Menaxherit per te vezhguar veprimet e klienteve sidomos tek produktet qe rezultojne me humbje.
  • Ne rast se konstaton vjedhje nga klientet nuk nderhyn menjehere, por vë ne dijeni Menaxherin dhe kasieret, vezhgon nga larg gjithe veprimet dhe kur konstaton se klienti nuk paguan edhe pasi kalon proceduren ne kasë, atehere nderhyn duke ushtruar kontroll me nje komunikim normal dhe me etike dhe ne bashkepunim me Menaxherin dhe Kasierin sipas rastit kryen proceduren e sekuestrimit te produktit ose detyrojne klientin qe te paguaje, ne asnje rast nuk perdoret force apo dhunë, si dhe nuk lejohet qe te ngreje zerin dhe te shkaktoje pengimin apo shqetesimin e klienteve te tjere.
Kualifikimet arsimore, profesionale, shkathtësitë kyçe, aftësitë dhe përvoja:

  • Arsim i mesem (preferohet profesional Juridik);
  • Eksperiencë pune 1-3 vjecare ne pozicion te ngjashem ;
  • I/e certifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
  • Shkathësi organizative, mbikëqyrëse dhe këshilluese;
  • Shkathësi profesionale në komunikim verbal,
  • Njohjen te MS Office (Excel;Word;Outlook );
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
Per te aplikuar ju lutem dergoni Cv tuaj ne adresen si vijon: info@ecomarket-al.com
Ju do te kontaktoheni vetem neqoftese Cv juaj do te perzgjidhet.
Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top