• Mundesi punesimi: BIM Specialist

Mundesi punesimi: BIM Specialist, Zyra e Sgai Balcani – Tirane (ALB)

Jemi ne kërkim te një Specialisti BIM me eksperience paraprake për degën e shoqërisë tonë në Tiranë (ALB).

Kandidati do të jetë përgjegjës për modelimin e punëve civile në mjedisin Autodesk Revit. Niveli i projektimit Projekt-Ide Paraprake, Projekt-Ide Përfundimtare dhe Projekt Zbatimi;
Kandidati ideal duhet të plotesoje kushtet e mëposhtme:


  • Njohuri të shkëlqyera të REVIT, AUTOCAD;
  • Njohje shume e mire e paketes MS OFFICE e ADOBE;
  • Aftësia për të hartuar projekte grafike;
  • Aftësia për të krijuar dhe përpunuar familje objektesh në mjedisin Autodesk Revit;
  • Aftësi në nxjerrjen e sasive te materialeve ne Revit;
  • Pavaresi te spikatur gjate projektimit;
  • Kandidati duhet te udhehiqet nga motivimi dhe disponueshmëria për rritje profesionale;
  • Te kete aftësi komunikuese dhe organizative të orientuara për punën në grup;
  • Te kete ndjenje te fortë te përgjegjësisë profesionale;
  • Te respektoje dhe te implementoje standardet grafike dhe ato BIM brenda kompanisë;
  • Kërkohet diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi / Arkitekturë;
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze dhe gjermane

Përvoja në një pozicion të ngjashëm në zyra te tjera inxhinierike është një kërkesë preferenciale.

Paga do të jetë proporcionale me përvojën e fituar.

Nëse ky rol përputhet me trajnimin tuaj dhe plotëson interesin tuaj, aplikoni në këtë mënyrë:
Dërgoni CV-në tuaj, diplomen dhe listen e notave në formatin pdf në adresat e mëposhtme të e-mailit: balcani@sgai.net dhe sh.kaziaj@sgai.net duke percaktuar në objekt kete referencë të ofertës së punës: BIM Specialist per seline e Tiranes (Albania)
 


Apply WhatsApp
Back
Top