• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes/e i/e Sektorit te Kartave dhe Kanaleve Alternative

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozicioni : Përgjegjës Sektori
Sektori: Sektori i Kartave dhe Kanaleve Alternative
Departamenti: Departamenti i Manaxhimit të Produkteve
Divizioni: Retail


Objektivat Kyçe

Zhvillimi dhe administrimi i produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, në të gjitha aspektetet, që nga përcaktimi i karakteristikave të produkteve, çmimeve dhe proçeseve, në përputhje me pritshmëritë e klientit, tregun, konkurrencën dhe përfitueshmërinë e bankës.

Objektivat Operacionale


Mirëmbajtja dhe rritja e portofolit të produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative në linjë me target dhe objektivat e vëna.

Rolet dhe Përgjegjësitë Kryesore

· Zhvillimi dhe implementimi i produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, duke manaxhuar të gjithë spektrin , që nga përcaktimi i karakteristikave dhe çmimeve të produktit deri ne lançim, në përputhje me pritshmëritë e klientëve, kushtet e tregut si dhe në linjë me përfitueshmërinë e bankës.
· Përgjegjës për propozimin dhe përgatitjen e planit të biznesit me veprime dhe masa konkrete për të arritur objektivat në bashkëpunim të ngushtë me rrjetin e degëve.
· Pjesëmarrje aktive në zhvillimin e strategjisë dhe politikave të produkteve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, bazuar në analizën e nevojave të klientëve dhe duke marrë parasysh zhvillimet në treg dhe pritshmëritë e bankës për rritje të biznesit.
· Rishikimi i produkteve dhe shërbimeve egzistuese të Kartave dhe Kanaleve Alternative, termat dhe kushtet, implementimi dhe zbatimi korrekt i tyre si dhe mirembajtja dhe rishikimi i procedurave respektive.
· Analizë e detajuar e të dhënave dhe raportimi në baza të rregullta i aktivitetit në lidhje me Kartat dhe Kanalet Alternative.
· Manaxhim i projekteve të lidhura me kartat, ATM dhe Kanalet Alternative për t’i dhënë vlerë të shtuar produkteve/shërbimeve dhe optimizuar proceset.
· Manaxhim i rrjetit të ATM-ve të Bankës për sa i përket zhvillimit të biznesit dhe rritjes së përfitueshmërise, përfshirë mirëmbajtjen e vendodhjes së ATM-ve të reja dhe egzistuese.
· Përgjegjës për marrëdhëniet me palët e treta si VISA, Master Card, apo partnerë të tjerë të jashtëm, duke siguruar informacion të plotë të manualeve dhe rregulloreve të tyre si dhe një linjë të saktë raportimi lidhur me aktivitetin.
· Bashkëpunim të ngushtë me Marketingun, Divizionin Operacional dhe departamente të tjerë për të promovuar dhe përmirësuar shërbimet dhe funksionalitetet ekzistuese apo shtuar produkte / shërbime të reja.
· Monitorim në mënyrë aktive të kuadrit rregullator dhe marrja e masave respektive për impaktin mbi produktet e Kartave dhe Kanaleve Alternative në rast ndryshimesh.
· Përgjegjës për përgatitjen e materialeve dhe zhvillimin e Trajnimeve të vazhdueshme mbi Produktet e Kartave dhe Kanaleve Alternative tek stafi i rrjetit të degëve.

Kualifikime të Nevojshme

· Arsimi i lartë, profili Bankë, Financë apo fusha të ngjashme,
· Eksperiencë minimumi 5 vjet në fushën e kartave,
· Aftësi shumë të mira komunikimi me klientët dhe palët e treta,
· Aftësi shumë të mira pune në grup për të realizuar manaxhim sa më të mirë të detyrave brenda Projekteve dhe jashtë tyre,
· Kërkohen njohuri shume të mira të gjuhës Angleze,
· Kërkohen njohuri shumë të mira organizative,
· Kërkohen njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit,
· Kërkohen njohuri të mira në manaxhim projektesh,

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 11 Tetor 2020.
 


Apply
Back
Top